Mot me shi të dielën në Kosovë

Mot me shi të dielën në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset malore pritet të ketë reshje bore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius ndërsa ato maksimalet ndërmjet 7-12 gradë.

“Do të fryjë erë lehtë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim./Insajderi.com