Mot me vranësira dhe reshje shiu në dy ditët e ardhshme

Mot me vranësira dhe reshje shiu në dy ditët e ardhshme

Të martën dhe të mërkurën në Kosovë parashihet të mbajë mot i butë me vranësira dhe reshje shiu, njofton Insajderi.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat mbeten mbi vlera mesatare.

“Ditën e martë parashihet të kemi mot të butë, me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale pritet të sillen rreth 4 derisa maksimalet do të arrijnë deri në 12 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e PW-së.

Ngjashëm pritet të jetë edhe dita e mërkurë. Vonë në mbrëmje në perëndim të vendit reshje të dobëta shiu.

Të mërkurën temperaturat pritet të jenë në mes 5 e 12 gradë celsius./Insajderi.com