
Mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli parashihet të mbajë sot (e shtunë) në Kosovë, njofton Insajderi.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Insajderi.com