Moti gjatë javës së fundit të tetorit

Moti gjatë javës së fundit të tetorit

Java e fundit e muajit tetor do të vijojë me mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik.

Sipas IHMK-së, kjo situatë vije si rezultat i prezencës së fushave anticiklonike të cilat kanë përfshirë gjithë territorin e vendit.

Temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që ditën e hënë dhe të marte në mëngjes të krijohet mjegulla dhe ngrica të dobëta.

“Po ashtu si pasojë e rënies së temperaturave minimale ekzistojnë kushte që në mëngjes të paraqitet fenomeni i brymës i cili mund të ndikoj negativisht në perimekulturë, te ato perime që ju ekspozohen rrezeve direkt të dritës”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike./Insajderi.com