Edhe këtë të martë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore, pritet të mbajë në vend, njofton Insajderi.com.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Kosova edhe gjatë kësaj jave do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
IHMK njofton se ndryshe nga e marta që do të mbajë mot i vranët, nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell gjatë ditës së mërkurë.
Në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13.
Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s. /Insajderi.com