
Edhe të enjten parashihet që në Kosovë të mbajë mot i vranët.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në vise malore vende-vende do të ketë edhe reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditë parashihet të lëvizin ndërmjet 1 e 2 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.