
Gjatë ditës së martë dhe të mërkurë pritët të mbahet mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat më të fokusuara do të jenë për gjatë relievit malor.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Moti në Kosovë.
Sipas IHMK-së do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./Insajderi.com