Moti me shi

Moti me shi

Të enjten në Kosovë parashihet që të ketë reshje shiu, kurse në viset e larta malore reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës reshjet do të përfshijnë gjithë territorin duke rrezikuar disa zona të Dukagjinit nga vërshimet.

Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-10m/s”, njofton IHMK. /Insajderi.com