
Moti me pika shiu që gjatë natës do të shndërrohen në borë, pritet të mbajë të hënën e 6 dhjetorit në Kosovë, njofton Insajderi.com.
Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se edhe dita e martë parashihet me reshje kryesisht borë.
Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të bien dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat.
Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje, por të intensitetit të dobët.
Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë celsius.
Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik. /Insajderi.com