Moti në dy ditët e ardhshme

Moti në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, njofton Insajderi.

Në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IKMK-së.

Po ashtu, do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s./Insajderi.com