Zonat anticiklonike mbi rajon do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe me diell, derisa rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu sjellin mot më të butë dhe temperatura mbi vlera mesatare.
![Moti në Kosovë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/t_bc3e74a6f3cd4aa7827169e691066448_name_fog-730x440.jpg)
Për shkak të inverzionit termik që do të jetë i pranishëm në vise të ulëta, në këto pjesë do ketë mjegull, që mund të mbetet edhe përgjatë ditës, ku do të mbretërojë mot më i ftohtë me temperatura 3C deri në 5C më të ulëta nga vlerat maksimale të parashikuara.
Nën kushtet stabile meteorologjike, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave të pashëndetshme.