Moti në Kosovë

Ditëve në vijim mbi rajon do të depërtojnë fusha të presionit të ulët nga Atlantiku, që sjellin më shumë vranësira dhe kushte për reshje të dobëta shiu. Me shtrirjen e këtyre fushave, nga Mesdheu po depërtojnë rryma të ngrohta ajrore që kushtëzojnë mot më të butë.

Moti në Kosovë

Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën butë, vranësira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 9 gradë celsius.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s. Indeksi UV: 2.

Po ashtu, depërtimi i fushave të presionit të ulët do të mundësojë qarkullim të mjaftueshëm ajror që do të shpërndajë ndotësit që janë koncentruar këto ditë pranë sipërfaqes, kështu që vlerat e cilësisë së ajrit do të zbresin në mesatare dhe të mira.