Moti në Kosovë, çfarë parashikojnë sinoptikët për sot

Moti në Kosovë, çfarë parashikojnë sinoptikët për sot

Sot do të mbajë mot kryesisht me diell, kurse gjatë ditës do të fryejë një erë e freskët.

Temperatura më e ulët është nga 10 në 16 gradë, ajo më e larta e ditës nga 20 gradë në verilindje deri në 27 gradë në jug të vendit.

Gjatë javës në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë.

Në fillim të javës temperatura maksimale do të jetë 25 gradë kurse në fundjavën e ardhshme deri 30 gradë.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të favorshme për shumicën e njerëzve të sëmurë kronikë dhe të ndjeshëm.