Moti në Kosovë – i vranët dhe me shi

Moti në Kosovë – i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-20 gradë Celsius.

Ilustrim

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë.

Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së reshjeve që ishin dhe që parashihen të vijnë sërish gjatë ditës së enjte./Insajderi.com