Moti në Kosovë – parashikimi për pesë ditë

Moti në Kosovë – parashikimi për pesë ditë

Mot i ndryshueshëm në fundjavë dhe ditëve të para të javës së ardhshme. Të hënën më ngrohtë dhe më shumë intervale me diell.

Në ditët e fundjavës pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell. Ditën e shtunë priten edhe të reshura shiu, që gjatë ditës mund të shoqërohen edhe me bubullima.  E ditën e diel megjithëse do të ketë edhe vranësira, gjasat janë më të ulëta për të reshura.

Sipas Prishtina Weather e hëna fillon me mot më të qëndrueshëm dhe me intervale më të gjata me diell.  Nga e marta sërish mot i ndryshueshëm e me erë, ku priten edhe mundësi për të reshura shiu.

Cilësia e ajrit edhe gjatë ditëve të ardhshme mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera mesatare, por në kushte të motit më të kthjellët dhe me diell, ditën e hënë do të arrijë edhe në vlera shumë të larta, e në këto kushte preferohet ekspozim më minimal në rrezet e diellit orëve të mesditës./Insajderi.com