Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Dita e sotme mbetet nën ndikimin e vranësirave të pjesshme por të dendura, me intervale të shkurta me diell, ndërsa nesër do të ketë kushte për reshje lokale shiu.
Në fushat termike do të ketë luhatje, duke bërë që dita e shtune të regjistrojë vlera të ulëta krahasuar me ditët paraprake.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.