Moti në Kosovë për ditët e ardhshme

Moti në Kosovë për ditët e ardhshme

Ditëve në vijim mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, temperaturat gradualisht në rritje

Masat e ftohta ajrore që depërtuan mbi rajon ditëve të fundit, do të vazhdojnë të mbesin mbi vendin tonë, ndërkohë fusha të presionit të lartë që po shtrihen nga Europa qendrore do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe me diell.

Mot i kthjellët dhe me diell pritet të mbajë edhe ditëve të fundjavës, e masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin rritje graduale të temperaturave.

Cilësia e ajrit do të luhatet kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira, vetëm orëve të mbrëmjes mund të kalojnë në vlera të pashëndetshme.

28.03 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.

29.03 – Kthjellët dhe me diell.

30.03-31.03 – Fundjava me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

1.04 – Butë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit në përgjithësi do të luhaten rreth vlera mesatare, e që gradualisht do të shënojnë rritje. Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 2C, e maksimalet nga 13C deri në 17C.

Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-12m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.