Moti në Kosovë për të dielën

Moti në Kosovë për të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm siç mbajti gjithë javën, njofton Insajderi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë celsius.

“Në ultësira parashihet të ketë mjegull për shkak të prezencës së inverzionit termik dhe temperaturat mbeten të ulëta, ndërsa në viset e larta parashihet të ketë rreze dielli dhe temperatura mbi vlerat e mesatareve. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK-ja./Insajderi.com