Moti për ditën e diel

Vazhdojnë temperaturat e larta të mbizotërojnë në vendin tonë.

Moti për ditën e diel

Moti për ditën e diel do të jetë i nxehtë dhe relativisht i qetë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin do të fryjë erë nga i njëjti drejtim me shpejtësi maksimale deri 11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Insajderi.com/