Moti për ditën e fundit të javës

Moti për ditën e fundit të javës

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielen do të mbajë mot me diell dhe temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare. Sa i përket reshjeve, në bazë të parashikimeve sinoptike nuk parashihet të kemi fare në gjysmën e parë të shtatorit, ndërsa gjysma e dytë e shtatorit, kryesisht dekada e tretë e muajit parasheh ndryshim të kushteve meteorologjike.

Ka tendenca të ketë ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. /Insajderi.com