Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët e me shi.

Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Ndërsa të shtunën parashihen të ketë reshje shiu dhe në viset malore kushte për reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë Celsius, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Insajderi.com