Moti për javën e ardhshme

Moti për javën e ardhshme

Java tjetër do të jetë mot relativisht i qetë, me diell dhe me temperatura tipike pranverore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se nga dita e mërkurë pritet ndryshim i motit i përcjellur me vranësira të dendura me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s. /Insajderi.com