Moti për javën e ardhshme në Kosovë

Moti për javën e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e muajit gushtit do të fillojë me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës së hënë dhe të martë, në pjesën e dytë të ditës nuk do të jenë stabile dhe për pasojë do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kjo situatë meteorologjike do të mundësojë rënien e temperaturave për 3-5 gradë të maksimaleve, por nga dita e mërkurë sërish mot me diell dhe i qetë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. /Insajderi.com