Moti për këtë javë

Moti për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të vijojë mot kryesisht i ngjashëm, me javën e kaluar.

IHK deklaroi se kjo situatë meteorologjike mbetet si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbesin të qëndrueshme mbi kontinentin e Evropës Juglindore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. /Insajderi.com