
IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër do të mbrojtërojë mot i ngjashëm si në dy ditët e kaluara në Kosovë.
“Situata meteorologjike vazhdon të mbetet konstante, me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat minimale do të mbesin pothuaj të ngjashme me dy ditët e fundit, derisa grafiku në vlerat e maksimaleve do të shënojë rritje graduale”, thuhet në komunikatë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të shënoj zbritje por jo nën vlerat e normales. Në shumë territore të rrafshit të Kosovës edhe për nesër parashihet të formohet brymë, si rezultat i kthjellimeve dhe proceseve tjera fizike që ushtrohen në shtresat e ulëta të troposferës.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.