Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë do të mbajë moti i vranët dhe me diell, përcjell Insajderi.

Sipas këtij Instituti, gjatë ditës se martë do të ketë vranësira dhe në disa vende priten edhe  reshje të dobëta shiu.

Të mërkurën parashihen ngritje graduale të temperaturave si edhe dita e enjte dhe e premte parashihet të jetë kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius./Insajderi.com