Moti për sot

Moti për sot

Në Kosovë të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Temperaturat  do të sillen nga 16 deri në 32 gradë celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometerologjik i Kosovës.

Gjatë kësaj jave indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme, vetëm me rritjen e ozonit sipërfaqësor orëve të pasdites herë herë kalon në vlera mesatare.

Ndërkohë me të nxehtit që pritet të shtrihet mbi rajon ditën e martë e mërkurë, sërish koncentrime të pluhurit saharian depërtojnë në vendin tonë, që mund të rrisin koncentrimet në parametrat e grimcave PM10, e në këtë rast vende-vende indeksi mund të kaloj edhe në vlera të dobëta.

Indeksi i rrezeve UV do të mbetet kryesisht në vlera shumë të larta, prandaj në këto ditë preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në rreze të diellit përgjatë orëve të mesditës, nga ora 10 deri në 16. /Insajderi.com