Moti për sot

Mundësi për reshje shiu.

Moti për sot

Moti gjatë ditës së sotme parashihet të ketë aktivitet të vazhdueshëm të disa elementeve meteorologjike, duke pasur kushte për të pasur reshje shiu

“Reshjet do të jenë intensitetit mesatar dhe vende-vende parashihen edhe shkarkime rrufesh. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj kujdes nga rrezet direkt të diellit, sidomos në orët e mesditës”, thuhet në njoftim.

Kurse, temperaturat pritet të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. /Insajderi.com/