Moti për sot

Moti për sot

Dy javët e para të shtatorit moti në vendin tonë do të jenë me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se për shkak të kthjellimeve dhe prezencës së madhe të diellit, indeksi UV do të vazhdojë të mbetet i lartë dhe kujdesi ndaj këtyre rrezeve në orët e mesditës do të ishte i domosdoshëm, sidomos te një pjesë e popullatës me sëmundje kronike.

E gjatë ditës së martë, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me një shpejtësi 1-7 m/s. /Insajderi.com