
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe përgjatë ditës, përjashtuar vranësirat e pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në vijën e relievit malor.
IHK njofton se kjo gjendje stabile e motit vije si pasojë e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. /Insajderi.com