Moti për sot

Moti për sot

Në Kosovë të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira, njofton Insajderi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar se vranësirat gjatë natës dhe në orët e para të ditës së mërkurë, vende-vende do të shoqërohen me shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

IHK njofton edhe se do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5/s. /Insajderi.com.