Moti për sot

Moti për sot

Të martën në Kosovë  do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e mesatareve për periudhën që jemi, minimalet ndërmjet 2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, njofton Klan Kosova.

Cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë për shkak të kushteve favorite meteorologjike.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. /Insajderi.com