Moti për sot

Moti për sot

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, njofton Insajderi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”. /Insajderi.com