Moti për sot

Moti për sot

Masat e ajrit me origjinë nga veriu sot do të vazhdojnë të fuqizohen mbi vendin tonë duke krijuar kushte për mot të vranët dhe me reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjikt të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë celsius.

Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s. /Insajderi.com