Moti për sot

Moti për sot

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen dhe si të tilla do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët,

Vikendi, kryesisht dita e diele, do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në vise të ulëta dhe mesatare, vende-vende do të ketë edhe fjolla bore, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të shndërrohen në borë.

Parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh, si pasojë e këtyre proceseve dinamike që parashihen të ndodhin në troposferë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s.  /Insajderi.com