Moti për sot dhe nesër

Moti gjatë ditës së mëkurë dhe të enjte.

Moti për sot dhe nesër

IHMK-ja ka njoftuar se situata meteorologjike do të mbetet stabile edhe gjatë ditës së mërkurën

Do të ketë vranësira të pakta që parashihen kryesisht për gjatë relievit malorë, por edhe në lartësitë mesatare parashihen vranësira të shpërndara.

Të enjten parashihet të ketë aktivitet të vazhdueshëm të disa elementeve meteorologjike, duke bërë që gjendja në Troposferë të ndryshojë, e pasuar me kushte për reshje shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

Reshjet do të jenë intensitetit mesatar dhe vende-vende parashihen edhe shkarkime rrufesh. /Insajderi.com/