
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të premten dhe të shtunën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHMK-së, vranësirat të shtunën, vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu, derisa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, e ato maksimalet 11-21 gradë.
“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim./Insajderi.com