
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Për shkak të kthjellimeve gjatë natës dhe temperaturave të ulëta në orët e para të mëngjesit parashihen ngrica të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve, por edhe për këmbësorë.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6 e 11 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes”, thuhet në njoftim.