
Mot i vranët dhe me intervale me diell do të mbajë gjatë së mërkurës në Kosovë.
Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius.
“Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Insajderi.com