Moti për sot në Kosovë

Moti për sot në Kosovë

Gjatë ditë së sotme në vendin tonë moti do të jetë i ndryshueshëm.

Mëngjesi i së mërkurës do të jetë i freskët, gjatë ditë vendi do të përfshihet nga vranësira të ndryshe dhe me intervale me diell.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), riga lokale shiu priten në disa pjesë veriore të Dukagjinit, derisa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell, njofton Insajderi.

Temperaturat në vise të ulëta 12C deri 26C, e në vise malore 9 deri 19C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-10m/s, e herët në mëngjes me hove deri në 15m/s. Indeksi UV: 7
Të enjten shi me intensitet të ulët, pritet të ketë edhe në pjesën e rrafshit të Kosovës, i përcjellur edhe me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lë lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s. /Insajderi.com