
Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, teksa të enjten pritet të ketë reshje shiu dhe bore, përcjell Insajderi.com.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin mes -7 deri -5 gradë Celsius, teksa maksimalet parashihet të lëvizin mes 3 deri 7 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Të enjten, në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e IHK-së./Insajderi.com