Moti për sot në Kosovë: Me shi dhe borë

Moti për sot në Kosovë: Me shi dhe borë

Mot me shi dhe temperatura të ulëta, pritet të mbajnë gjatë së premtes dhe së shtunës në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në viset e larta parashihet të bie borë, ndërsa në ato të ulëta borë dhe shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, derisa ato maksimalet 6-8 gradë.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Insajderi.com