Moti për sot: Priten reshje shiu

Moti për sot: Priten reshje shiu

Mot i vranët pritet të mbajë të martën në Kosovë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë javës së tretë të muajit prill do të ketë mot të ndryshueshëm, me të martën që është theksuar se do të vazhdojë me vranësira e do të ketë mundësi për reshje shiu.

Prej të mërkurës parashihet që në viset malore të ketë edhe reshje bore.

Nga e premtja parashihet të ketë ngritje të lehtë të temperaturave.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-18 gradë celsius./Insajderi.com