Moti për sot – rekomandohet që qytetarët të mos i ekspozohen diellit nga kjo orë

Moti për sot – rekomandohet që qytetarët të mos i ekspozohen diellit nga kjo orë

Mot kryesisht i qetë, me diell dhe vranësira herë-herë të theksuara, parashihet të mbajë sot në Kosovë, njofton Insajderi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për shkak të rrezeve të forta të diellit këshillohet që nga ora 09:00 e deri në ora 17:00 që qytetarët t’i mos ekspozohen diellit.

IHMK njofton se temperaturat do të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë në vlera të rrezikut, prandaj këshillohet që nga ora 9:00-17:00 të shmanget kontakti direkt me rrezet e diellit.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë celsius.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”. /Insajderi.com