Java e fundit e stinës së dimrit do jetë e ndryshueshme, ka bërë të ditur Intituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK-së, është parashikuar që të ketë rënie në fushat barike dhe ato termike duke shkaktuar reshje shiu dhe bore, përcjell Insajderi.
Borë pritet të ketë kryesisht në viset mbi 800m lartësi mbidetare, ndërsa në viset e ulëta mund të ketë shi dhe borë.
“Kjo situatë e paqëndrueshme do të vazhdojë deri me datën 18 apo 19 mars, pastaj mbi vendin tonë parashihen kthjellime dhe rritje të lehta të temperaturave. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri 7 gradë Celsius”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com