
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se të dielën në Kosovë do të ketë mot me diell.
Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët, njofton IHMK’ja, njofton Insajderi.
Sipas Institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsiusm ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
IHMK njofton se do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s. /Insajderi.com