Moti për të dielën

Moti për të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se nesër në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në pjesën veriperëndimore dhe veriore të vendit parashihen reshje shiu, situatë e cila do të ndikoj dukshëm në rënien e fushave termike në atë pjesë të Dukagjinit, deri sa pjesa tjetër e territorit mbetet në ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius. /Insajderi.com