Moti, rikthehet shiu dhe bora

Një ciklon i fuqishëm dytësor që është formuar mbi Itali po kalon mbi rajonin tonë. Me afrimin e këtij cikloni gjatë ditës së sotme do të fryjë erë dhe do të ketë reshje shiu dhe bore.

Moti, rikthehet shiu dhe bora

Në mbrëmje era do të pushojë, e priten kthjellime, ndërsa temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri në 2C, e maksimalet do të pësojnë rënie në 5C deri 6C.

Në fundjavë do të ketë kthjellime, ndërsa temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare.