 
                    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë celsius.
Sipas IHK-së, do të fryjë erë në drejtime të ndryshme e lehtë dhe mesatare.
 
                            						 
                   
                   
                   
                       
                       
                       
                       
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                          