![Moti sot në Kosovë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/11/motiiiii-730x440.png)
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.